Prokuroria ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se i dyshuari është nën masën e ndalimit për 48 orë, përderisa prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme.
Prokuroria Themelore në Prishtinë me datë 24.04.2024 ka lëshuar aktvendim për ndalimin e Fitim Dodës, një nga të dyshuarit për vrasje në tentativë që ka ndodhur me datë 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë./Arbresh.info
Ndryshe, ditë më parë Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Fitim Doda dhe Arijan Sijarina./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...