Google ADS

Prokuroria: Motivi i vrasjes në Prishtinë dyshohet të jenë problemet familjare

10:17 | 21 Gusht 2024
E.H

Një burrë ka mbetur i vrarë të martën mbrëma nga kunata e tij në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i vrasjes ka qenë problemi familjar.

Kështu ka bërë të ditur Laureta Ulaj, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, iu njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me policinë e njësitë relevante kanë marrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara (56 vjeç) është dërguar në mbajtje, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”, sipas KPRK-së, si dhe është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes së veprës penale”, tha Ulaj.

Lexo edhe:

Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë

Ajo shtoi se do të kërkojnë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës.

“Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes se këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë te gjitha rrethanat e këtij rasti. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do te paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, pranë gjykatës kompetente”, tha Ulaj./Arbresh.info

Lexo edhe:

Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme