Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka njoftuar se ka hartuar një vendim, i cili pritet të hyjë në fuqi së shpejti, me të cilin ka caktuar një prokuror nga zyra e tij, si koordinator për rastet e kanosjeve apo veprave tjera penale që kryhen ndaj gazetarëve në lidhje me punën e tyre si gazetarë, por gjithashtu me këtë vendim do të obligohen kryeprokurorët e Prokurorive Themelore që të caktojnë nga një prokuror, të cilët do të merren edhe me rastet e raportuara ku gazetarët paraqiten si të dëmtuar.
Lumezi e bëri të ditur këtë vendim gjatë takimit kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj dhe hulumtuesin nga ky Asociacion, Petrit Qollaku.
Në këtë takim u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Po ashtu, është biseduar për sigurinë e gazetarëve, mbrojtjen e tyre dhe për ndjekjen penale në kohë në të gjitha rastet ku janë të përfshirë gazetarët, duke përfshirë edhe zbardhjen e rasteve të gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur.
“Ndër të tjera gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi njoftoi se ka hartuar vendim, i cili pritet të hyjë në fuqi së shpejti, me të cilin ka caktuar një prokuror nga Zyra e tij koordinator për rastet e kanosjeve apo veprave tjera penale që kryhen ndaj gazetarëve në lidhje me punën e tyre si gazetarë. Po ashtu me këtë vendim do të obligohen kryeprokurorët e Prokurorive Themelore që të caktojnë nga një prokuror, të cilët do të merren edhe me rastet e raportuara ku gazetarët paraqiten si të dëmtuar. Po ashtu kryeprokurori Lumezi informoi se prokurorët do t’i trajtojnë rastet e tilla me prioritet dhe prokurorin e ngarkuar si koordinator do ta mbajnë të informuar për të gjitha veprimet e marra në procedurë, duke nënkuptuar ngritjen e aktakuzës, pushimin e hetimeve apo hedhjen e kallëzimit penal apo ndonjë veprim tjetër eventual, si dhe për aktgjykimet e marra nga ana e gjykatave. Kryeprokurori Lumezi gjithashtu informoi se prokurori i caktuar si koordinator do të mbajë një databazë të posaçme në lidhje me këto raste dhe me vendim obligohet që në baza të rregullta mujore të informojë kryeprokurorin e Shtetit për të gjitha veprimet e ndërmarra në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Në fund të takimit, Lumezi siguroi të pranishmit se edhe në të ardhmen për aq sa lejohet me legjislacionin në fuqi Prokurori i Shtetit do të bashkëpunoj me të gjithë gazetarët, pa i ndarë ata se nga cili medium vijnë, si dhe do të bëjë përpjekje të ndërtoj dhe të ruaj raporte të mira bashkëpunimi me gazetarët e të gjitha mediave në vend./Arbresh.info/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë