Shkëlzen Gashi i cili është këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, sot është ftuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit, i cili është marrë në pyetje në lidhje me rastin “kanosje”.
Por Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas analizimit të këtij rasti, është konsideruar se nuk ka të bëjë me elemente të veprës penale, andaj me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një raport njoftues nga Policia e Kosovës-DHKR (Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda), lidhur me një postim në rrjetin social “Facebook”, të publikuar nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i Kryeministrit në detyrë, ku pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, thuhet në komunikatë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...