Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve për rastin ‘Apetit’

16:28 | 3 Prill 2024
E.H

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar hetim për rastin “Apetit sh.p.k”. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për RTK-në nga kjo prokurori përmes një përgjigje me shkrim.

“Prokuroria Themelore sipas detyrës zyrtare ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Falsifikimi i origjinës së mishit thuhet se kishte ndodhur duke vendosur etiketën e mishit si prodhim në Kosovë dhe duke e shitur në Shqipëri, ndonëse ai ishte mish nga Brazili.

Ndërkohë, kompania e cila është përfolur se ka bërë një gjë të tillë, ka hedhur poshtë raportimet e mediave, duke e quajtur të pavërtetë dhe lajmin për importimin e mishit nga Brazili dhe falsifikimin e origjinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme