Para disa minutash është arrestuar Agron Ramadani nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara lidhur me dyshimet për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve ” nga neni 398 i KPRK-së, “Legalizimi i përmbajtje së rreme” nga neni 403 i KPRK-së, kanë arrestuar personin e dyshuar me iniciale (A.R. viti i lindjes 1970).
“I lartëpërmenduri dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomën e falsifikuar universitare për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse në një institucion,” thuhet në njoftimin e PK.
Me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...