Prokurorja e rastit ka propozuar vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Nuredin Lushtaku dhe dy të afërmve të tij F.L., dhe A.L.
Lushtaku dhe dy persona të tjerë të dyshimtë të familjes së tij, janë arrestuar nën dyshimin për plagosjen e dy policëve në Skenderaj.
Kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët.
Lajmin për arbresh.info e konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Prokurorja ka propozuar vazhdimin e paraburgimit për tre (3) personat që gjenden në paraburgim”.
Ndryshe natën e 3 korrikut është raportuar për një incident që ka ndodhur në Skenderaj, ku të lënduar mbetën dy zyrtarë policorë.
Përmes një deklarate për media nga Policia e Kosovës është thënë se zyrtarët policorë janë sulmuar gjatë një pike të kontrollit në Skenderaj, ku njëri është plagosur në këmbë dhe tjetri është lënduar nga mjetet e forta.
Deri tek rasti sipas raportimeve të para theksohet të ketë ardhur për shkak të shqiptimit të një gjobe në trafik, në drejtim të djalit të Nuredin Lushtakut.
Pas kësaj, ish-deputeti bashkë me disa familjarë të tjerë ishin nisur drejt pikës së kontrollit ku gjendeshin këta zyrtarë policorë.
Me të arritur në vendin e ngjarjes kishte nisur edhe incidenti në fjalë, ku Nuredin Lushtaku dhe të tjerët më pas kishin sulmuar policët.
Pas raportimit për këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka arrestuar Lushtakun teksa të njëjtit sot i është vazhduar masa e paraburgimit.
Si fillim Lushtaku kishte deklaruar se ngjarja nuk është e tillë dhe se nuk e ka plagosur askënd.
“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë. Mbetet me raportu edhe policia. Unë e kam dhënë deklaratën, unë jam i gatshëm me deklaru çka ka qenë. Polici ua ka drejtu armën vëllaznive, ka ndodhë përleshja. Nuk e di a ka gjujtë me tut kë a me vra, e din ai çka thotë. Unë e kam dhënë deklaratën tem, policin nuk e kemi plagos na. Më vjen keq çfarë ka ndodhë, por kjo është e vërteta, nuk kemi plagos askënd, nuk kemi përdorë armë”, tha Lushtaku.
“Unë për vete as nuk kam pas armë e as nuk kam plagos kë, as djemtë e mijë as vëllëzerit”,pati thënë ai. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...