Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin sotëm të Policisë së Kosovës në komunat veriore, ku shënjestër e këtyre kontrolleve është edhe vila e ish nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.
Në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, Policia ka sekuestruar:
2 Automjete Mercedes
· Argjend 4.84 Kg
· 2 Motor 4X4
· 1 Barkë-Anije
· 7 DVR
· 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
· 3 Thika
· 2 Rutera
· 2 Çelësa të veturave
· 5 Gëzhoja
· 1 Dronë
· 5 USB
· 1 Kamera GoPro- SSD
· 1 Video kamerë me kartelë
· 1 Shënjestër optike
· 1 Spray
· 7 telefona celular
Operacioni Policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se operacioni Policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri. Ky objekt i spitalit përdoret për sistemin e ngrohjes së spitalit dhe nuk ndërlidhet me hapësirat e spitalit ku trajtohen pacientet”, thuhet në njoftim, raporton Arbresh.info
Po ashtu, Prokuroria Speciale do të parashtroj urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali.
Millan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.
Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi.
Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë vdekur një zyrtar policor dhe tre sulmues.
“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e
tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”.
Avokati, duke e lexuar letrën e Radoiçiqit, ka thënë se për veprimet e tij ai nuk e ka njoftuar askënd prej strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës, dhe as nuk e ka pranuar ndihmën e tyre.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla ka njoftuar se sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.
Përmes një postimi në Facebook, Sveqla ka deklaruar se vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist, përcjell Arbresh.info.
Ministri theksoi se edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.
LEXO EDHE:
Sveçla publikon pamje të vilës së Radoiçiqit në veri: Bëhet fjalë për Pablo Escobar të rajonit
Radoiçiq konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...