Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar të enjten që të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve.
Sipas ZPS-së, ata kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit.
Hetimet e Prokurorisë së Specializuar, sipas njoftimit, kanë zbuluar përpjekje të mëtejshme për të penguar procedurat nga të akuzuarit, pasi pretendohet se kanë biseduar me vizitorë duke i udhëzuar ata të bisedojnë me dëshmitarët potencialë, dhe t’iu tregojnë atyre çka të flasin./rtk/
Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё pret në takim lamtumirës...
“Driloni nuk kërkon falje”, Xheneta dhe Edona diskutojnë për...
Kurti: 118 anëtarësime të reja në qendrën tonë në Shtime
Trumpi zotohet përsëri se do t’i japë fund luftës në Ukrainë
Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet
Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të për...