Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit me iniciale G.R., dhe M.H., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të dyshuarit, natën e mbrëmshme (të martën) me datë 28 dhjetor 2021, gjatë grabitjes së një dyqani ushqimor në rrugën “Mbretëresha Teutë“ në Mitrovicë, kanë privuar nga jeta pronarin e dyqanit me iniciale A.M, shkruan arbresh.info.
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë./arbresh.info/
Musliu: Skenari i rrenave të Albinit, sot po kthehet në real...
Pas Shqipërisë, Von der Leyen viziton Maqedoninë e Veriut
Hoti akuzon Qeverinë për keq menaxhimin e KEK-ut: Energjia e...
Muharrem Jashari u shpall lojtari i muajit dy herë radhazi t...
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve...
Tahiri: Na patën lodh “krejt dhe drejt” e sot s’vijnë për de...