Google ADS

Prokuroria kërkon paraburgim për serbin Aleksander Vlajiq i dyshuar për spiunazh

12:55 | 27 Qershor 2024
K.B

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se paraqitur sot kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurit Aleksander Vlajiq i dyshuar që ndante informacione me BIA-në serbe dhe kishte një rrjet të madh burimesh.

Prokuroria njofton se ka paraqitur sot kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan Arbresh.info

“Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Spiunazhi” nga neni 124 par. 3 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Të mërkuren, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftoi se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person për spiunazh.

“I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 5 qershor njoftoi se janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar për spiunazh.

Në një njoftim për media, Prokuroria tha se dy shtetasit kosovarë u arrestuan të mërkurën pas një hetimi disamujor dhe se i ngarkon ata me veprën penale “spiunazh”.

“Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhej në njoftim./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Arrestohet një i dyshuar për spiunazh në rajonin e Mitrovicës

Shpërndaje në rrjete sociale