Google ADS

Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Molliqajn

15:04 | 2 Shkurt 2022
A. B.

Mbrëmë është arrestuar kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Policia kishte rrethuar lokacionin e studiove të emisionit në të cilin ishte i ftuar Molliqaj me forca të shtuara të Njësive Speciale, ndërsa kreu i PSD-së u arrestua në të njëjtin vend.

Lidhur me zhvillimet në kuadër të arrestimit të tij, arbresh.info ka kontaktuar zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e cila ka thënë se Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të ndaluarve, Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuani.

Prokuroria ka bërë e ditur se tashmë është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të ndaluarve, Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuani. “Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Kujtojmë se, Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë./arbresh.info /

lexo edhe:

PSD kërkon lirimin e Dardan Molliqajt

 

Të ngjashme