Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, rreth orës 11:00 ka ndaluar të dyshuarin B.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.
Prokuroria po ashtu ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan në afat prej 30 ditësh.
“Sipas kërkesës, i dyshuari B.M., më 4 mars 2019, ta tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin S.A., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, i dyshuari me armë zjarri ka shtënë 4 herë në drejtim të të dëmtuarit, me ç ‘rast i njëjti është gjetur në rrugë nga një qytetare dhe është dërguar fillimisht në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë’, bën të ditur prokuroria.
Përveç kësaj i dyshuari pa leje, ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila iu është konfiskuar nga ana e zyrtarëve policor./arbresh.info
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...