Ndaj të dyshuari kryesorë për plagosjen e dy të rinjve me armë zjarri në Shtërpcë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ti caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Sipas njoftimit, i pandehuri A.K., gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 06 Janar 2023, rreth orës 14:00, në fshatin Gotovushë, komuna Shtërpcë, me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit M. S dhe S.S., ku, pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty, e nxjerr revolen e markës “Mossberg” dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasojë e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit, të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin e Graçanicës, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentative” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
“Ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitiv të parë, i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka përdorur armën me leje të markës “Mossberg” model MC2C, kalibër 9X19mm, me të cilën ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.
Siç njofton Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit person ekziston dyshimi se me 6 janar në Brezovicë, rreth orës 13:00, ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve duke shtënë pesë herë në ajër me armë.
“Po ashtu, sipas Prokurorisë, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me 06 Janar 2023, rreth orës 13:00, në Brezovicë, komuna Shtërpcë, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij të markës “Golf V”, në pamundësi që të kyçet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, meqë aty kishte qenë një grumbull qytetarësh në rrugë, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revolen e markës “Mossberg” shtënë pesë herë në ajër, me çka ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në fund të njoftimit./arbresh.info/
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...