Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.G nën dyshimin se e njëjta ka shkaktuar aksidentin me dy viktima të dielën në Shirokë të Suharekës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Ajo theksoi se M.G dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e aksidentit me fatalitet të ndodhur në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me rastin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, tha ajo.
Të dielën policia ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti mes veturës dhe motoçikletës, ka ndërruar jetë personi që po drejtonte motoçikletën dhe bashkudhëtari i tij. Po ashtu, Policia njoftoi se e dyshuara është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Shirokë të Suharekës, vdesin dy persona
Ndalohet për 48 orë shoferi që u përfshi në aksidentin me dy të vdekur në Shirokë të Suharekës
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...