Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për dy persona, të cilët dyshohen për veprën penale të tentim vrasjes dhe armë mbajtje pa leje.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj dy të pandehurve D.K., dhe L.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton prokuroria, shkruan arbresh.info.
Sipas prokurorisë të mërkurën (09 mars 2022), në Gjakovë, i pandehuri D.K., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M.
Ngjarja sipas prokurorisë ka ndodhur në takimin që kishin afër kompanisë së të dëmtuarit, ku pas një mosmarrëveshje në lidhje me gruan e të pandehurit, i pandehuri me armë shtënë disa herë në drejtim të dëmtuarit B .M., ku si pasojë e lëndimeve i dëmtuari rrëzohet në tokë, e më pas dërgohet në emergjencën e spitalit në Gjakovë, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor.
“Me këto veprime ka kryer veprën penale, “Vrasje në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Gjithashtu, i pandehuri D.K., më parë e deri më 09.03.2022, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë. Me këto veprime ka kryer veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
“Ndërsa, i pandehuri L.M., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta, të dëmtuarin D.K. Ku i pandehuri këtu i dëmtuari D.K., tenton ta privoi nga jeta të dëmtuarin B.M., i pandehuri L.M., i cili ka qenë brenda në zyrën e kompanisë së të dëmtuarit B.M., pasi dëgjon të shtëna, del jashtë ku e vëren të dëmtuarin të rrëzuar në gjunjë, i pandehuri hyn brenda e merr armën, me të cilën shtënë në drejtim të dëmtuarit D.K., duke e qëlluar në këmbë, ku më pas largohen nga vendi i ngjarjes” thuhet në njoftim.
Me këto veprime prokuroria pretendon se i pandehuri ka kryer veprën penale, “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Poashtu, i njëjti nga data e pa vërtetuar deri me 10.03.2022, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë.
Me këto veprime ka kryer veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Prokurori i rastit ndaj dy të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...