Google ADS

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për studentëve e SKV-së

23:09 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Prokuroria Themelore e Republikës së Kosovës ka kërkuar që t’iu caktohet masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj studentëve nga organizata Studim, Kritikë dhe Veprim, (SKV) e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pengim dhe sulm ndaj personave zyrtarë”.

Këta të fundit janë arrestuar nga Policia mbrëmë të cilët po festonin në mes të Parkut të Prishtinës duke pirë alkool dhe dyshohet të ketë pasur edhe marihuanë.

Gjatë intervenimit të policisë, kishin mbetur të lënduar disa policë që pranuan edhe tretman mjekësorë në QKUK.

Burime të Indeksonline brenda Prokurorisë mësojnë se është kërkuar nga Gjykata që të caktohet masa e paraburgimit ndaj gjashtë personave të kësaj organizate.

Pas kësaj, tash i mbetet Gjykatës që ditëve në vijim të vendos lidhur me këta persona.

Kësisoj, të arrestuarit janë Endrit Shatri, Korab Muhadri, Pajtim Demaj, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi, të gjithë këta aktivistë të organizates së Lëvizjes Studentore për Barazi.

Ndryshe, Policia ka kryer aksionin me pretekst se disa nga fqinjët janë ankuar për shkak të zhurmës së madhe të muzikës që kishin lëshuar gjatë këtij manifestimi./Indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme