Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një prononcim për “Zërin” ka pohuar se është duke u punuar në plotësimin dhe në përmirësimin e aktakuzës së njohur si “Veteranët”.
Duke u bazuar në atë se kanë mbetur vetëm disa ditë nga përfundimi i afatit kohor prej 30 ditësh, i caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kryeprokurori Lumezi nuk përjashton mundësinë që të kërkohet kohë shtesë nga Gjykata për përmirësimin dhe plotësimin e kësaj aktakuze, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ka mbetur më pak se një javë kohë nga përfundimi i afatit kohor për përmirësim dhe plotësim të aktakuzës për rastin e njohur si “Veteranët”, i përcaktuar nga gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Nushe Kuka-Mekaj, për Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK).
Mirëpo duket se 30 ditë kohë të caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës nuk po i mjaftojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës për përmirësimin dhe plotësimin e aktakuzës ndaj 12 ish-krerëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, i kanë thënë gazetës “Zëri” se Gjykata ende nuk ka pranuar aktakuzën nga Prokuroria Speciale.
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj