Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë për dy personat e ndaluar me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, ka thënë Preteni.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin vizë të Kosovës.
Ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
LEXO EDHE:
Policia arreston dy persona në Jarinjë, tentuan të futen në Kosovë me pasaporta ruse nga Serbia
Më 30 shtator të vitit 2022, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe