Google ADS

Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për pronarët e shtëpisë që vranë hajnin

12:29 | 8 Gusht 2019
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka bërë  kërkesë për caktimin e  masës së paraburgimit për dy vëllezërit , A.N., dhe N.N të cilët kanë vrarë F.G mëngjesin e së mërkurës.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se bëhet fjalë për rastin grabitjes së një shtëpie në Shtime, shkruan arbresh.info.

Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinion se sot, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të pandehur, A.N., dhe N.N., të cilët gjenden në ndalim që nga data 07.08.2019.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 07 Gusht 2019, rreth orës 03:20, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin F.G., i cili paraprakisht, së bashku me një person tjetër, tani për tani i panjohur, kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e të pandehurve për të kryer grabitje dhe me t’i vërejtur i pandehuri, fillon të përleshet fizikisht me ta, ku edhe plagoset me armë zjarri nga njëri prej tyre, të cilët më pas arrijnë të largohen nga shtëpia, ndërsa, diku pas 300 metrave, të pandehurit arrijnë që ta kapin dhe përleshen me tani të ndjerin, ku gjatë përleshjes , e godasin me thikë në pjesë vitale të trupit, ku nga këto goditje F.G., mbetet i vdekur, me të cilën në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme