Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka gati aktakuzën për rastin e abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi. Por kjo prokurori ende nuk po e merr mundin që aktakuzën ta dorëzojë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ndërkohë për rastin, tashmë janë edhe disa dëshmitarë të rijnë.
Nga ta edhe dy persona të cilët besohet të jenë kolegë të profesorit i cili dyshohet se seksualisht ka abuzuar me viktimën 16-vjeçare nga Drenasi.
Hetimet nga ana e Prokurorisë së shtetit rreth abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi ka javë që janë kryer. Ani se aktakuza për këtë çështje është gati. E njëjta ende nuk i është dorëzuar Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Se aktakuza është gati, i ka thënë Expressit edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prisgtibë, Ymer Beka.
“Aktakuza është gati. Tash po presim se kur do ta dërgojë atë në Gjykatë prokurori që e mbanë lëndën”, ka deklaruar Beka për gazetën.
Ndërkohë rreth kësaj çështjeje janë intervistuar edhe dy persona të rijnë. Këta të dy siç mëson Express janë mësimdhënës si dhe besohet të jenë kolegë të profesorit SH. XH i cili dyshohet se seksualisht ka abuzuar me vajzën nga Drenasi në kohën kur ajo ishte 16-vjecare.
Të dy këta dëshmitarë të rijnë pritet që të jenë pjesë e aktakuzës e cila shumë shpejtë do të dorëzohet në Gjykatë.
Për këtë rast si të involvuar në abuzimin seksual ndaj vajzës nga Drenasi, janë 3 persona si dhe një gjinekolog i cili dyshohet se jashtëligjshëm e ka kryer abortin e vajzës.
Sipas Prokurorisë, vajza nga Drenasi, ishte dhunuar seksualisht nga një profesor i shkollës së mesme Sh.Xh dhe nga polici, V.Veseli. Pas hetimeve të tjera u dyshua se ajo u dhunua edhe nga avokati i cili e kishte bërë publik rastin e saj, G.Halilaj.
18 vjeçarja kishte abortuar në një klinikë private në Prishtinë pasi ishte detyruar nga polici. Por, ende nuk është konfirmuar saktë se i kujt ishte fryti.
Edhe disa policë tjerë të Stacionit në Drenas janë përfshirë në hetime por ende asnjëri prej tyre nuk është suspenduar dhe nuk ka pasur ndonjë masë disiplinore.
Por pas disa muajve qëndrim në burg, avokati Halilaj është liruar nga ana e Prokurorisë së shtetit. Masa e burgut i është zëvendësuar atij me arrest shtëpiak.
Kujtojmë se më 5 shkurt në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori Sh.Xh dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit dyshohet se e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.
Për rastin e vajzës së mitur nga Drenasi aktualisht profesori Sh.Xh dhe zyrtari policor V.V, që dyshohen se kanë keqtrajtuar seksualisht janë në paraburgim për një muaj, ndërsa mjeku që ka kryer abortin është në arrest shtëpiak. Avokati Gazmend Halilaj është ai i cili ka bërë publik rastin.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi