Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML) dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë dhënë detaje rreth rastit të sulmit seksual ndaj një të miture nga vëllai i saj.
Për të parë nëse rasti është sulm seksual apo dhunim, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë ekzaminimin e saj.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka bërë të ditur se ekzaminimi i viktimës është bërë në këtë Institut dhe se raporti i është dërguar prokurorisë.
“ Po, mund ta konfirmoj se kemi pasur për ekzaminim një të mitur, e cila dyshohej se është sulmuar seksualisht, rasti ka kaluar në Prokurori’, ka thënë Gërxhaliu.
Ai, tha se nuk mund të jap më shumë detaje për këtë rast.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar këtë rast.
Zyrtarë të kësaj prokurorie, bëjnë të ditur se rasti është kualifikuar si sulm seksual dhe se nuk është dhunim.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj thotë se i dyshuari është në mbajtje dhe se prokurori do të kërkojë caktimin e paraburgimit ndaj tij.
“Unë kam diskutuar me prokurorin kujdestar, nuk është dhunim por është kualifiku si sulm seksual. Në këtë rast e kemi një të ndaluar, pra vetë i dyshuari i cili dyshohet se ka kryes veprën penale sulm seksual. Ai është dërguar në mbajtje dhe do të shohim, sigurisht prokurori do të kërkoj paraburgim ndaj tij”, është shprehur Ulaj për arbresh.info.
Ajo, tha se nuk e di nëse i dyshuari ka ndonjë problem psikik, që e ka dërguar atë deri të një sulm i tillë ndaj motrës së tij të mitur.
Megjithatë, sipas saj pritet që edhe ndaj të dyshuarit të bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen shëndetësore të tij.
“Nuk e di, por besoj do të presim ndonjë ekzaminim të tij, për të parë nëse ka ndonjë problem”, ka shtuar Ulaj.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij të mitur dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.
Në raport bëhej e ditur se viktima e mitur ishte dërguar për ekzaminim mjekësor./arbresh.info
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...