Google ADS

Prokuroria jep detaje për vdekjen tek varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut

18:51 | 24 Mars 2024
E.G

Një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Lidhur me rastin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Arbresh.info tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe u shpreh se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, është shprehur Nikçi./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Gjendet i vdekur një person në varrezat e fshatit Gurakoc në Istog

Të ngjashme