Google ADS

Prokuroria jep detaje për të shtënat me armë para ministrisë së Industrisë

09:20 | 11 Tetor 2022
A Z

Të shtëna me armë zjarri pati dje në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

Një veturë në qarkullim u godit nga të shtënat me armë, nga një person i dyshimtë që po qarkullonte me një motoçikletë.

I dyshuari në këtë rast kishte arritur që të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë deklaruar lidhur me rastin.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, për arbresh.info tha se rasti tashmë është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rasti të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të dyshuarve, si dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të kësaj çështje penale”,tha Ulaj./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme