Prokuroria Themelore në Prizren përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se për disa muaj rresht ka aplikuar masat e veçanta hetimore, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge dhe sot në aksionin e zhvilluar Policia në Prizren, ka arrestuar dy të dyshuar në flagrancë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari A.E., është arrestuar derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij të tipit ‘Fiat Croma” në rrugën “William Voker” në Prizren, përcjell Arbresh.info.
Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy qese najloni të mbushura më substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” me peshë 2.55 gr, dhe është sekuestruar automjeti “Fiat Croma” pronë e tij.
Ndërsa, i dyshuari i dytë B.E., është arrestuar në shtëpinë e tij.
Po ashtu, pas kontrollit në tri lokacione, tek të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
45 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” me peshë 23.04 gr;
Tre qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” me peshë 52.34 gr;
Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” me peshe 1.76 gr;
Një automjet “Citroën C-Elysee”, ngjyrë të bardhë;
Dy telefona mobil;
Një peshore digjitale;
Të holla cash 1140 euro;
40franga Zvicerrane;
Një DVR;
Një shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zeze;
Sipas njoftimit të Prokurorisë, pesha e përgjithshme e substancës narkotike të dyshuar për “Kokainë” është 79.69 gr., e që kap vlerën e tregut rreth 7000 euro.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Brenda afatit ligjor për të njëjtit, Prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare