Janë ndaluar pesë persona për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, transmeton arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se më 23.08.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personat me inicialet, M.R., I.V., L.S., A.B., dhe E.B., pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur. Po ashtu, sipas urdhëresës së prokurorit të rastit, me aprovim të gjykatës kompetente dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës është realizuar aksioni në pesë lokacione, me ç’ rast janë sekuestruar 30.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1.651.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete me targa vendore, para të gatshme 733.65 euro, një shufër metalike dhe katër peshore.
Të dyshuarit e lartcekur ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh, si dhe ndaj të njëjtëve prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente./arbresh.info/
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...