Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, se vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, përfshirë ekipin e zjarrfikësve, Policinë, ekspertët e zjarrit, Prokurori i Shtetit, drejtori i IML-së, si dhe eksperti i elektroteknikës, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.
Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime dhe në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti.
Prokuroria është në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale do t’i ndërmerrë veprimet e mëtjeme konform dispozitave të KPPRK-së.
Po ashtu siç thuhet në njoftim, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë./arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...