Google ADS

Prokuroria jep detaje: Arrestohen dy persona, njëri nga të plagosurit ishte kalimtar rasti

18:06 | 5 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për Arbresh.info ka bërë të ditur se për plagosjen që ka ndodhur sot në Lagjen e Spitalit në Prishtine, janë arrestuar dy persona. 

Munishi, po ashku bëri të ditur se njëri nga të plagosurit ishte kalimtar rasti.

“ Janë arrestuar dy persona për plagosjen që ka ndodhur sot në lagjen e spitalit, dhe njëri nga katër të plagosurit ishte kalimtar rasti”, ka thënë  ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Kujtim Munishi.

Arbresh.info do të ju mbajë të informuar për detaje të mëtutjeshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme