Prokuroria interviston sërish të kthyerat nga Siria, kërkohet t’iu zgjatet arresti

13:00 | 23 Maj 2019
L G

Instituti i Kosovës për Drejtësi monitoron rastet korruptive. Në bazë të monitorimit tuaj a mund të na thoni sa zyrtarë shtetëror dhe komunal.

Prokuroria Speciale e Kosovës do të kërkojë nga Gjykata Themelore në Prishtinë që t’ua zgjasë arrestin shtëpiak, grave të kthyera nga Siria. Rreth 32 grave në bazë të kërkesës së prokurorisë do t’iu vazhdohet arresti deri në ngritjen e aktakuzave si dhe 4 burrave masa e paraburgimit.

Se prokuroria do të kërkojë që të zgjatët masa e paraburgimit për kthyerat nga Siria, e ka konfirmuar për Gazetën Express, prokurori special, Sylë Hoxha.

“Po, do të kërkojmë që të vazhdohet masa e arrestit për gratë e për burrat ajo e paraburgimit”, i ka Expressit, Hoxha.

Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar sërish që gratë e burrat e riatdhesuar të intervistohen edhe një herë nga ana e organeve të hetuesisë.

Express, mëson se prokuroria është duke i shqyrtuar mundësitë që të mbledhë prova nga kampet e luftës, aty ku për disa vite kanë qëndruar kosovarët në Sri.

“Po shikojmë për prova edhe nga Siria”, i ka thënë Expressit një burim brenda hetuesisë kosovare.

Kujtojmë se më 19 prill, 110 shtetas të Kosovës janë kthyer nga Siria në Kosovë, përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 luftëtarë, që morën pjesë në grupin militant, Shteti Islamik.

Luftëtarët janë arrestuar menjëherë, kurse grave u është caktuar paraburgim shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Kthimi i tyre u bë i mundur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në zonën e konfliktit në Siri ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Riintegrimi i vështirë i të kthyerve nga Siria

Në vitin 2015, institucionet e Kosovës hartuan një ligj të posaçëm, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

Grupi militant Shteti Islamik, muajve të fundit humbi kontrollin mbi territorin të cilin e kontrollonte dhe shumë luftëtarë u arrestuan, ndërkohë që gratë dhe fëmijët janë duke qëndruar nëpër kampe të ndryshme pasi shtetet prej nga vijnë nuk kanë pranuar riatdhesimin e tyre/Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme