Google ADS

Prokuroria i ka marrë me seriozitet letrat e Thaçit për vrasjet e pasluftës

11:10 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se Prokuroria i ka marrë me shumë seriozitet letrat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi ku kërkohet zbardhja e vrasjeve dhe tentim vrasjeve të kryera pas luftës.

Lumezi ka thënë se rastet e vrasjeve të personaliteteve publike janë transferuar në Prokurorinë Speciale dhe janë duke u hetuar, shkruan arbresh.info.

“I kemi marrë shumë seriozisht letrat e presidentit të vendit me qëllim që të zbardhen situatat që kanë ndodhur gjatë viteve të luftës por edhe pas luftës.  Sa i përket rasteve të vrasjeve të personaliteve publike ato janë transferuar në Prokurorinë Speciale dhe janë duke u hetuar. Në momentin kur marrim ndonjë rezultat konkret edhe opinioni publik do të jetë i informuar”, ka thënë Lumezi. /Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme