Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se Prokuroria i ka marrë me shumë seriozitet letrat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi ku kërkohet zbardhja e vrasjeve dhe tentim vrasjeve të kryera pas luftës.
Lumezi ka thënë se rastet e vrasjeve të personaliteteve publike janë transferuar në Prokurorinë Speciale dhe janë duke u hetuar, shkruan arbresh.info.
“I kemi marrë shumë seriozisht letrat e presidentit të vendit me qëllim që të zbardhen situatat që kanë ndodhur gjatë viteve të luftës por edhe pas luftës. Sa i përket rasteve të vrasjeve të personaliteve publike ato janë transferuar në Prokurorinë Speciale dhe janë duke u hetuar. Në momentin kur marrim ndonjë rezultat konkret edhe opinioni publik do të jetë i informuar”, ka thënë Lumezi. /Arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...