Prokuroria Themelore në Prishtinë më 16 qershor të vitit që lamë pas ka qenë e njoftuar zyrtarisht për rritjen e madhe të ndërtimeve të jashtëligjshme në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit, e ku për një viti kostoja e shpronësimit është ngritur nga 5.5 në 15.5 milionë euro, shkruan sot Zëri
Janë bërë më shumë se 13 muaj prej kur Zyra Ligjore e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kishte kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që ta hetojë procesin e ndërtimin të shtëpive ilegale në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit, pasi që territori i fshatit në fjalë me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte shpallur zonë me interes nacional, ku dhe ndalohej ndërtimi dhe mbindërtimi në atë zonë.
Por, pavarësisht kësaj, banorë nga ky fshat, por edhe nga pjesë tjera të Kosovës, me qëllime përfitimi kanë ndërtuar objekte të shumta, e ku brenda periudhës njëvjeçare kostoja e shpronësimit është rritur nga 5.5 në 15.5 sa llogaritet të jetë tash.
Në shkresën e siguruar nga kjo gazeta të cilën Zyra Ligjore e KEK-ut e ka dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, thuhet se me projekt-elaboratin e divizionit të prodhimit të qymyrit në vitin 2014 për shpronësimin e 52 hektarëve nga kjo zonë, konkretisht rreth fshatit Shipitullë, janë evidentuar vetëm 29 shtëpi, ndërsa pas kësaj periudhe numri i shtëpive dhe objekteve ka kaluar shifrën prej 200, ku të gjitha janë ndërtuar me të vetmin qëllim – përfitimin material.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...