Prokuroria ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet në veri të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për medie prokurorja, Laura Pula, shkruan arbresh.info.
Pula ka thënë se prokurorët do të monitorojnë vendvotimet 24 orë.
“Edhe për këto zgjedhje, Prokurori i Shtetit ka marrë të gjitha procedurat dhe do të angazhojmë prokuror të mjaftueshëm në 4 komunat që do të kujdestarojnë 24 orë”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar gjithashtu se kanë krijuar edhe memorandum bashkëpunimi me Institucionet për mbarëvajtje të zgjedhjeve.
“Ne jemi një memorandum të bashkërenduar nga Institucionet relevante me qëllim të bashkërendimit të veprimit nga secili Institucion I cili për vite me ardhë ka dhënë efikasitet në zgjedhje”, ka shtuar ajo.
Pula ka përmendur edhe vjedhjet e votave të 2010-en të cilat i ka quajtur mafioze.
“Të gjithë jemi dëshmitarë se vitet e kaluara kemi pas vjedhje të votave e sidomos në vitin 2010 ku kanë ndodhur vjedhje mafioze të votave por me procedurat të cilat I kemi instaluar besoj do t’i vetëdijesime qytetarët për votim të lirë dhe demokratik”, ka shtuar ajo.
Në fund Pula ka uruar për zgjedhje të lira./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...