Prokuroria e shtetit ka kohë që ka nisur hetimet ndaj listave të veteranëve nën dyshimin për fyerje listave ku kanë dal 42 mijë veteranë nga lufta në Kosovë.
Pas një takimi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati me veteranë, u tha se ky i fundit iu ka dhënë afat një muaj prokurorisë për të hetuar listat e veteranëve.
Ndonëse kjo u cilësua si ndërhyrje e politikës në gjyqësor, si duket as prokuroria nuk e ka marr seriozisht.
Nesër bëhen një muaj nga paralajmërimi i kryeministrit, mirëpo, prokuroria nuk është deklaruar lidhur me hetimet, pavarësisht tentimit të Indeksonline për të marr informacione për këtë çështje.
Indeksonline ka kontaktuar zëdhnësat e prokurorisë, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se që një muaj nuk kanë pasur ndonjë kontakt me prokurorinë, duke shtuar së mirëpresin çdo hetim të tyre.
“Janë bërë një muaj qe nuk kemi kontakte me prokurorinë. Nuk e dimë ku ka ngec puna, nuk e di dej ku kanë shkuar punët, e di që kanë filluar nëpër disa pjesë në mos gabofsha, por ma të na nuk kanë ardhur. Na i mirëpresim, për ne është e mirëpritur ajo punë, veç ishalla kryhet kjo punë sa ma shpejtë” është shprehur Gucati.
Ndërsa, një muaj më parë, në një përgjigje të prokurorisë është thënë se informacionet dhe dëshmitë e siguruara deri me tani, e po ashtu edhe provat tjera të cilat pritet të mblidhen në të ardhmen mund t’ia ndryshojnë statusin e dikujt, ashtu që numri i personave edhe mund të ndryshojë.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...