Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjeteshtatë aktakuza kundër nëntëdhjeteshtatë (97) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetetre persona të dyshuar, janë paraqitur dhjetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzetetetë personave të dyshuar, si dhe është paraqitur një kërkesë për sekuestrim, për shkak të dyshimit të veprave penale: “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë personave, si dhe ka ngritur tridhjetegjashtë aktakuza kundër dyzetetre personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave të dyshuar.Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar në pesë raste të ndryshme dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave të pandehur.
Po ashtu, kjo prokurori, ka bërë kërkesë për sekuestrim, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...