Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...