Prokuroria e Shtetit ngrit 28 aktakuza kundër 39 personave

13:53 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore ka ngritur 28 aktakuza kundër 39 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona të dyshuar, janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave të dyshuar dhe dy kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër dy personave të dyshuar, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dhjetë persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi, dy kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur shtatë aktakuza, kundër nëntë personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme