Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar njëzetegjashtë (26) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të
dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5)
aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona
të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1)
personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme
penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale
“Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4)
aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria
Speciale
Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat
/ 8 – 9 5 – 7 / 5 – 6 4 – 4 1 – 1 4 – 4 27 – 31
Ndalimet / 9 3 9 1 3 / 1 26
Paraburgimet:
kërkesat – personat
/ 3 – 3 / / / 1 – 1 / / 4 – 4
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, me
dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën
penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe një (1) person, pasi i njëjti
dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka
kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për
shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit
me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna
në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka
kryer veprën penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për
këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave,
i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja grabitqare”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3)
persona për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për
veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar nëntë (9) persona në katër raste të ndryshme, të dyshuar për vepra
të ndryshme penale.
Katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.
Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar për veprën penale
“Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe një (1) person është ndaluar për veprën
penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka
kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakurë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakurë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i
Përgjithshëm, ështe ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën
penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe veprën penale të “Kanosjes” të KPRK-së, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar
se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” të KPRK-së si dhe një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer
veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” të KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak
të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave
për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja e ujit të pijshëm”;
Dy (2) aktakuza, kundër dy personave per veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në
familje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndalaur një (1)
person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për
këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës