Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, thotë se Prokuroria e shtetit dhe prokurorët janë gati për zgjedhjet, raporton arbresh.info.
“Lidhur me procesin zgjedhor Prokuroria e Shtetit, do të shtojë angazhimin për process të drejtë dhe të lirë të votimit,” është shprehur Lumezi.
Ai ka kërkuar të repsektohen dispozitat ligjore, duke paralajmëruar të gjithë ata që mund të thyejnë ligjin se mund të sanksionohen deri në pesë vite burgim, raporton arbresh.info.
“Prokuroria e shtetit nuk do të heshtë përballë cënimit të drejtës së votës, nuk e vë në dyshim respektin e partive politike, por për Prokurorin e Shtetit, Kushtetuta dhe ligjet janë mbi interest e partive politike,” deklaron Lumezi, në një konferencë të përbashkët me akterët tjerë të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok