Prokuroria e Shtetit dhe KGJK në “luftë”

18:26 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Ka ditë që sistemi prokurorial ka adresuar kritika e akuza të ashpra ndaj sistemit gjyqësor në Kosovë lidhur me hedhjen e aktakuzave të rasteve të korrupsionit, mirëpo për krejt këto zhvillime Zyra e Prokurorit Disiplinor, del të jetë e painformuar.

Për këto akuza të Prokurorit të Shtetit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), kishte thirrur takim urgjent të hënën, e në të cilin është thënë se deklaratat e Prokurorit të Shtetit, përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejt në sistemin gjyqësor në vend.

Në mesin e deklaratave të krerëve të sistemit gjyqësor, pas mbledhjes së jashtëzakonshme, kanë qenë edhe ato për inicimin e masave disiplinore ndaj prokurorëve që publikisht komentojnë vendimet e gjyqësorit.Kryeprokurori Lumezi, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të mbajtur më 30 maj të këtij viti, i ka bërë fajtore gjykatat që nuk po kalojnë aktakuzat që përfshijnë njerëz të rëndësishëm, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit.

Në anën tjetër, Koordinatori Kombëtarë për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, në emisionin “Click” në RTV21, të mërkurën e kaluar ka deklaruar se Prokurorit të Shtetit i hudhen aktakuzat vetëm kur bëhet fjalë për persona të cilët janë të profilit të lartë.

Mirëpo, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD), Arianit Salihu, në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se institucioni që ai drejton, nuk është i informuar për këto kritika të prokurorëve ndaj sistemit gjyqësor në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme