Google ADS

Prokuroria e Shtetit| 129 aktakuza ndaj 146 personave, gjatë 24-orëve

11:28 | 30 Prill 2021
A Z

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetenëntë (129) aktakuza kundër njëqindedyzetegjashtë (146) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokuroritë të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për letërrreshtum qendror dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mundësimi i prostitucionit”, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuzë, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat / 56 – 62 19 – 25 9 – 9 17 – 18 6 – 7 11 – 14 11 – 11 129 – 146
Ndalimet / 4 1 1 1 / / 3 10
Paraburgimet:
kërkesat – personat / 1 – 1 / / 1 – 2 / 1 – 1 2 – 3 5 – 7
Bastisjet / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / /

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për letërrreshtum qendror dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për letërrreshtum qendror dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” neni 277 paragrafi 1 i KPRK-së dhe “Pastrimi i parave” nga neni 308 i KPRK-së si dhe nenit 56 dhe 57 të ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, lidhur me veprën penale “Transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore” nga neni 259 paragrafi 5, paragrafi 6 dhe paragrafi 7 të KPRK-së.

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë“, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për këto vepra penale:
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 i KPRK-së.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuzë, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Deklarim i rremë”
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepër penale “Vjedhje shërbimeve”
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe , “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Mashtrim”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vozitje në gjendje të dehur”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Armëmbajtje pa leje”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërsa, një (1) person tjetër, është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa, një (1) kërkesë tjetër është paraqitur kundër një (1) personi për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”./arbresh.info/

Të ngjashme