Prokuroria e Shtetit: 11 persona u ndaluan dhe ndaj pesë të tjerëve u kërkua caktimi i masës së paraburgimit

12:52 | 16 Dhjetor 2019
L G

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave.

Sipas njoftimit të kësaj prokurorie në 24 orët e fundit prokurori i shtetit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për urdhërimin e masës së përkohshme të sekuestrimit të të hollave, për shkak të dyshimit të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” .

Shuma e të hollave të përgjithshme për sekuestrim:  44.865 Euro, 1.250 CHF ,1.500 lekë shqiptare, 26 letra bixhozi dhe Një DVR (Hikvision).

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, njofton se disa persona të dyshimtë kanë provuar të hyjnë në bankën “TEB” në rrugën “Brigada 123″ në Suharekë, duke e dëmtuar derën hyrëse të bankës, mirëpo nuk kanë arritur të marrin diçka, pasi që policia ka reaguar menjëherë dhe të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar nëntë (9) persona për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj  një (1)person të dyshuar.

Në anën tjetër,  sipas këtij njoftimi, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe një (1)kërkesë për sekuestrim për shkak të dyshimit të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme