Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje rreth rasti tragjik të mbrëmshëm në Prizren, ku zyrtari i Policisë së Kosovës ka vajzën e tij 21 vjeçare dhe më pas vetën.
Sipas prokurorisë ngjarja tragjike ka ndodhur në një shtëpi banimi, ndërsa zyrtari policor është polic kufitar, shkruan arbresh.info.
“Me datën 15.12.2020, rreth orës 19:30, jemi informuar nga Policia e Kosovës se në lagjen “Edit Durham”, në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pajetë, ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit. Viktimat janë familjarë në mes vete, janë babë e bijë, të moshës 52 vjeçare, përkatësisht 21 vjeçare, ku njëri nga viktimat është zyrtar policor, i policisë kufitare”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Prizren, bënë të ditur se vrasja e vajzës 21 vjeçare dhe babait të saj, zyrtar policor ka ndodhur në prezencën e anëtarëve të familjes.
“ Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur në ambient familjarë në prezencën e anëtarëve të familjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës. Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, bënë të ditur prokuroria.
Megjithatë, prokuroria thotë se rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta.
“Deri më tani nuk dihen rrethanat e rastit, mirëpo Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike”, njofton prokuroria./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...