Prokuroria Themelore në Prizren, ka organizuar takim përshëndetës për Kryeprokurorin Admir Shala, pasi që i njëjti ka përfunduar mandatin, pas miratimit të dorëheqjes së tij nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
“Në këtë ceremoni, U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe anëtarja e KPK-së Arijana Shajkovci si dhe prokurorët dhe stafi i Prokurorisë Themelore në Prizren, falenderuan Kryeprokurorin Admir Shala për punën dhe kontributin e dhënë në sistemin prokurorial, duke çmuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë këtyre viteve. Nga ana tjetër Kryeprokurori Shala, ka falënderuar të gjithë punonjësit e Prokurorisë Themelore në Prizren për respektin, mbështetjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me të gjithë, gjatë periudhës së punës në këtë prokurori”, thuhet në njoftim.
Kryeprokurori Admir Shala, do të vazhdoj punën si Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Speciale.
Më herët, Kryeprokurori Shala, nga muaji tetor i vitit 2010 deri në nëntor të vitit 2013 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Ndërsa, nga nëntori i vitit 2013 deri në dhjetor 2016 ka punuar si prokuror në Prokurorinë Speciale. Nga data 01 janar 2017, për dy mandate ka ushtruar funksionin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren./Arbresh.info/
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...