Google ADS

Prokuroria e Pejës përfundon 275 raste në shkurt

11:55 | 18 Mars 2025
E.G

Prokuroria Themelore në Pejë ka publikuar raportin e punës për muajin shkurt 2025, duke njoftuar opinionin publik mbi veprimtarinë e saj gjatë kësaj periudhe.

Sipas raportit, janë pranuar 213 kallëzime penale kundër 257 personave, ndërsa janë përfunduar gjithsej 275 raste që përfshijnë 352 të akuzuar, raporton Telegrafi.

Nga departamentet përkatëse, gjatë këtij muaji janë ngritur 184 aktakuza kundër 226 personave për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, departamenti për të mitur ka propozuar 12 masa edukative ndaj të miturve të përfshirë në vepra penale.

Dhuna në familje vijon të mbetet shqetësim serioz, me 29 kallëzime penale të pranuara gjatë shkurtit. Prokuroria ka ngritur 15 aktakuza kundër 19 personave, duke i dorëzuar rastet në gjykatat kompetente për trajtim të mëtejshëm.

Gjithashtu, 33 raste janë përfunduar përmes procedurave alternative, ku 26 prej tyre janë zgjidhur me ndërmjetësim, ndërsa në 7 raste është arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Ky raport pasqyron angazhimin e Prokurorisë Themelore të Pejës për përmirësimin e efikasitetit në trajtimin e rasteve penale dhe forcimin e sundimit të ligjit në rajon./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm