Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës tremujore janar–mars të këtij viti ka ngritur gjithsej 580 aktakuza kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, këto aktakuza janë ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe ai për të Mitur, për vepra të ndryshme të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune. Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Irak paralajmëron për sulme të mundshm...
Ishte duke u larë me kushërinjtë, mbytet një 22-vjeçar në lu...
Deklarata e Trumpit, Hoxhaj: Shenjë se mund të jemi temë në ...
Të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë të vrarë në sulmet izrae...
Një shekull histori, Trepça ekspozon 500 kristale në Prishti...
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi ës...