Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se janë duke punuar në mënyre intensive për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e një personi në rrugën “Gjin Guzuli” që ka ndodhur afër orës 16:00.
Ai në një prononcim për arbresh.info, ka thënë se pas marrjes së informacioneve të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nikçi ka thënë se identifikimi i të vrarit është bërë, ndërsa për arsyet e kësaj vrasje ka thënë se nuk mund të jepen detaje pa arrestimi e të dyshuarit
“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person është privuar nga jeta në Pejë, në vendit të ngjarjes menjëherë i janë përgjigjur njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i Departamentit të krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Pjesës. Jemi duke punuar në mënyrë intensive për arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë ai.
Vrasjen e një personi për arbresh.info e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës./ arbresh.info/
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit