Në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, po vazhdojnë të qëndrojnë hetuesit e Speciales dhe EULEX-it.
Bastisjet dhe intervistimet aty kanë filluar qysh para orës 06:00 të mëngjesit, teksa avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka thënë se arsye e këtyre zhvillimeve është aktakuza e konfirmuar kundër ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare.
Madje ai ka shtuar se Krasniqi pritet që sot të dërgohet në Hagë.
E në lidhje me këtë Prokuroria e Specializuar të Hagës ka dhënë detaje. Këta të fundit në një përgjigje dhënë kanë thënë se çështja e konfirmimit ose jo të aktakuzës i takon gjykatës.
“Puna e Gjykatësit të Procedurës Paraprake i takon Dhomave të Specializuara të Gjykatës, jo prokurorisë. Unë s’mund të jap komente në lidhje me këtë çështje. Kolegët e mi në dhomat e Specializuara të Gjykatës mund të ndihmojnë në këtë çështje”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Prokuroriosë, Christopher Bennet.
Hetuesit e EULEX-it ndërkaq po qëndrojnë ende edhe në shtëpinë e Krasniqit në Negroc të Drenasit.
Arbresh.info, do iu mbajë të informuar gjatë gjithë kohës për zhvillimet më të fundit nga ky aksion. /Arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë