Sipas burimeve shumë të sigurta, brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të rënda veç është në vlugun e hetimeve për të gjitha vrasjet e personaliteteve publike (vrasjeve politike) të ndodhura gjatë e pas luftës në Anamoravë.
Sipas po këtyre burimeve, është fjala për (7) vrasje të renda, e në rrethana të pasqaruara, e të pazbuluara deri më tash, as nga faktori vendor e as ndërkombëtar, në mesin e të cilave vrasje të pazbuluara, bënë pjesë edhe ai i vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajetit nga Gjilani.
Gjithashtu në këto hetime janë përfshirë edhe (5) vrasje të rënda të mbetura në tentativë ndaj figurave publike e politike, si dhe ndaj pasurisë së tyre, raporton rajonipress.
Sipas informatave shumë të sigurta, që dalin nga po i njëjti burim, për këtë shkak, Kryeprokurori i kësaj Prokurorie Jetish Maloku, bazuar në iniciativën e Zyrës së kryeprokurori të shtetit, ka formuar një Ekip të përberë nga zyrtar të lartë ( hetues) nga Policia e Kosovës për hetime të veprave të renda penale, si dhe zyrtar nga Inteligjenca e Kosovës që bashkë me ekipin e prokurorëve për Krime të rënda, të cilin e udhëheq vet Kryeprokurori i kësaj Prokurorie, do ketë detyra speciale në hetimin e këtyre veprave penale të vrasjeve të renda gjatë, e pas luftës. Të njëjtat burime tregojnë se veç do pranohen (6) dosje, shkresa e dokumente edhe për raste që janë në lidhje me dosjet e vrasjeve të luftës, të popullatës civile, dosje këto të cilat kanë ndodhur në fshatra e rrethinë, të kësaj ane.
Gjithashtu merret vesh, se janë në rrugë e sipër edhe hetimet për listat e veteranëve të UÇK të dalura nga lufta, e të cilat nga dëshmi dhe dëshmitar të rrejshëm të kësaj ane të Anamoravës janë futur, eventualisht, pa të drejtë në këto lista..
Është kjo prokuroria e para dhe e vetme për momentin në Kosovë e cila ka filluar me shpejtësi në hetimin e këtyre dosjeve të sapopranuara nga duart e zyrtarëve ndërkombëtar e që bien në kompetencë të kësaj prokurorie.
Në pyetjet e drejtuara kryeprokurorit të kësaj Prokurorie, Jetish Maloku, përmes telefonit, e pranoi se janë në fazën e hetimeve të gjitha rastet e pazbuluara të vrasjeve të personaliteteve publike dhe të gjitha vrasjet e rënda të mbetura në tentativë, gjatë e pas luftës, të cilat kanë ndodhur në Regjionin tonë, e të cilat deri tash kanë qenë në duar të zyrtarëve ndërkombëtarë.
Po ashtu Maloku pohoi se janë në hetim e sipër edhe listat e veteranëve të UÇK të kësaj ane, për të cilët dyshohet se bazuar në dëshmi eventualisht, të rrejshme janë futur aty.
Nuk mohoi, por as nuk pohoi se Prokuroria të cilës i prinë, ka pranuar edhe dosje tjera që ka të bëjë me dosje të luftës siç janë ajo e Llashticës, Zhegrës, Lladovës dhe dosje tjera të cilat gjerë më tani kanë qenë në duart e prokurorëve ndërkombëtarë, por theksoi se për të gjitha dosjet që do administroj kjo prokurori, do krijoj me shpejtësi ekipe me detyra të veçanta, me zyrtar të të gjitha agjencive, të dëshmuara për hetimin e të gjitha veprave penale, dhe do u shkoj deri në fund këtyre rasteve të pa zbardhura deri më sot, e për të cilat presin sa e sa kohë qytetarët tanë./rajonipress/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare