Autoritetet e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në Kosovë, kanë konfirmuar të enjten për Radion Evropa e Lirë se po hetojnë vdekjen e një gruaje në afërsi të Prishtinës.
Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për vdekjen e një gruaje 34-vjeçare në një hotel në rajonin e Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është iniciuar në stacionin policor në Graçanicë, pasi vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
Ndërkaq, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë se në koordinim me Policinë, po ndërmarrin veprime për të ndriçuar rrethanat e këtij rasti.
“Pas pranimit të informatës nga Policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të të njëjtit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar obduksionit, ndërsa rasti është iniciuar si ‘hetim mbi vdekjen’”, ka thënë Ulaj.
Mediat në Kosovë kanë raportuar se viktima është nga Gjakova, ndërsa rasti raportohet se ka ndodhur në një hotel në magjistralen Prishtinë-Lipjan.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij